Hayat është menduar dhe programuar të shërbejë ndryshe nga çdo zyrë tradicionale pediatrike. Qëllimi i Hayat nuk është vetëm mjekimi i një sëmundje momentale, por një edukim i plotë i familjes. Duam që prindërit të rrisin pontencialin e plotë që fsheh fëmija i tyre. Ju ndihmojmë me shumë kënaqësi të përzgjidhni ushqimin e shëndetshëm, të qartësoni rutinat më të shëndetshme, të thurni lidhje prind fëmijë të shëndetshme. Qëllimi final i yni, i juaji, i joni është adult të përgjegjshëm, të aftë, që do sjellin ndryshime për mirë kudo në botë. Ndaj mes shumë mjekësh përzgjodhëm Dr. Estela Elezi. Tashmë ajo ka një eksperincë pothuaj 8 vjecare duke u kujdesur për pacintët e vegjël dhe duke edukuar dhe qetësuar nënat e reja. Nga të paktat mjeke qe ecën kundra rrymës ekzistuese të mbajtjes pacientit varur, nga të paktat mjeke qe kanë për qëllim uljen e numrit të vizitave për sëmundshmëri. Ajo do ju vijë në ndihmë duke aftësuar prindërit të kujdesen sa më mirë për fëmijën e sëmurë si dhe si të evitojnë sa të munden sëmundjet. Mos nguroni për çdo shqetësim shëndetësor, emocional të fëmijës tuaj të na drejtoheni tek Hayat Pediatric Center.
Dr. Estela Elezi
Dr Estala Elezi ka nje eksperincë pothuaj 8 vjecare duke u kujdesur per pacintët e vegjël dhe duke edukuar dhe qetësuar nënat e reja. Nga te paktat mjeke qe ecën kundra rrymes ekzistuese te mbajtjes pacientit varur.”, nga të paktat mjeke qe kanë për qëllim uljen e nr të vizitave për sëmundshmëri. Ajo do ju vije ne ndihmë duke aftësuar prindërit të kujdesen sa më mirë për fëmijën e sëmurë si dhe si të evitojnë sa të munden sëmundjet.
Customer Review
Fioralba Zela
Teknik i larte laboratori
Nese ka njeri mbi toke, qe ecen me dy kembe e kam besim te plote ne fjalen e tij mbi shendetin e femijes tim je e vetmja dr. Estela!
Kjo vjen pas nje njohje kater vjecarje, ndjekjes se dy gocave me ju dhe fale Zotit dhe perkushtimit tuaj kemi shendet plot dhe ne shtepine tone femijet brohorasin kur themi: Miri, Emira/ Amra eshte semure duhet te shkojme tek Estela!
P.s. ka ndonje femije qe lumturohet se eshte semure dhe do shkoje te takoje doktoreshen?!
Gresilda Laraku
gazetare
Tek doktoresh Estela kam gjetur profesionalizmin, humanizmin, inteligjencen, besimin dhe dashuri per pacientin. Pas shume vizitash ne mjek te ndryshem nuk po gjeja qetesin si nene dhe besimin tek doktoret, sapo e takova i thash vetes; Po kjo eshte, ajo qe dua. Nje njeri te mire dhe nje mjek te mire. E komunikueshme dhe e gjinshme ne cdo orar. E bekuar qe ju kemi njohur. Suksese pa fund ne punen tuaj te bukur por edhe lodhshme.