Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike për personat e prekur nga C0VID-19

Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike për personat e prekur nga C0VID-19

Rekomandime të fizioterapisë respirator dhe ushtrimeve fizike për personat e prekur nga C0VID-19


Aktualisht nuk njihen të gjitha pasojat që mund të vuajnë personat që kanë kaluar COVID-19.
Megjithatë, është e qartë se infektimi mund të prekë funksionin pulmonar, dhe nga ana tjetër
izolimi e shtrimi i mundshëm në spital, mungesa e mobilizimit dhe ulja e aktivitetit fizik ditor do
të prekin kapacitetet funksionale të personave që e kalojnë.
2
Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike
për personat e prekur nga COVID-19
Këto rekomandime ju drejtohen personave të prekur nga COVID-19 ose që janë në periudhë
rikuperimi. Janë rekomandime të përgjithshme që duhen konsideruar individualisht sipas
nivelit të dëmtimit nga COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Në rast dyshimi, vështirësie për t’i realizuar, lodhjeje të menjëhershme, marramendjeje, vështirësi
frymëmarrjeje, ndërpritini dhe konsultohuni me mjekun ose fizioterapistin tuaj.
TEKNIKA TE FIZIOTERAPISE RESPIRATORE
USHTRIME RESPIRATORE PER TE RISTABILIZUAR KAPACITETIN VENTILUES DHE
VOLUMIN PULMONAR
Këto ushtrime kanë si objektiv përmirësimin e funksionit të mushkërisë dhe aftësisë së saj
ventiluese, të cilat mund të jenë prekur nga infektimi me koronavirus, vecanërisht në rastet që kanë
kaluar pneumoni. Janë teknika që rritin volumin pulmonar inspirator dhe reduktojnë punën
ventiluese ose vështirësinë frymëmarrëse.

  1. Frymëmarrje me buzët të mbledhura:
    Realizimi i këtij ushtrimi mund të ndihmojë në reduktimin e ndjenjës së dispnesë osë të vështirësisë
    së frymëmarrjes.
    ☼Inspira (merr frymë) ngadalë me hundë.
    ☼Mbaje frymën 2-3 sekonda, nëse mundesh.
    ☼Shfryje ngadalë nga goja duke formuar një U me buzët.
    3
    Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike
    për personat e prekur nga COVID-19
  2. Frymëmarrje diafragmatike ose abdominale:
    ☼ Shtrirë me këmbët gjysëm të fleksionuara (mund të vendosësh një jastëk
    poshtë tyre), ose ulur në karrige me trupin drejt.
    ☼ Duart mbi bark, për të ndjerë se si fryhet barku kur merr frymë (inspiro)
    dhe se si ulet kur e nxjerrim frymën (espiro).
    ☼ Merr frymë me hundë (maksimumin që mundesh) dhe nxirre ngadalë nga
    goja me buzët të mbledhura.
    ☼ Realizoje në mëngjes dhe pasdite, 10-15 frymëmarrje.
  3. Frymëmarrje kostale. (ushtrime hapjeje torakale, frymëmarrje me brinjët)
    ☼Shtrirë me këmbët drejt.
    ☼Duart në gjoks, mbi brinjë, për të ndjerë si hapen kur marrim frymë
    (inspiro) dhe shfryhen kur nxjerrim ajrin (espiro).
    ☼Merr frymë me hundë (maksimumin që mundesh) dhe lëshoje ngadalë nga
    goja me buzët e mbledhura.
    ☼Realizoje në mëngjes dhe pasdite, 10-15 frymëmarrje.
    4
    Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike
    për personat e prekur nga COVID-19
    Inspirometër incentiv.
    Kjo aparaturë është e dizenjuar që të ju inkurajojë të bëni inspirime të gjata e
    të thella me qëllim rritjen e volumit pulmonar.
    ☼Ulur në karrige
    ☼Mban inspirometrin mirë vertikalisht.
    ☼Dorën tjetër mbi bark ose toraks për të dalluar si lëviz kur marrim frymë
    (inspira) dhe ulet kur e nxjerrim frymën (espira)
    ☼Mbushemi thellë me ajër, në maksimumin që mundemi duke ngritur sferat
    lart, ose treguesin me “buzëqeshje” (sipas modelit).
    ☼E mbajmë frymën 2-3 sekonda.
    ☼E nxjerrim frymën ngadalë nga goja me buzët të mbledhura.
    ☼Realizohet në mëngjes dhe pasdite10- 15 frymëmarrje.
    5
    Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike
    për personat e prekur nga COVID-19
    USHTRIME PËR TË ELIMINUAR SEKRECIONET PULMONARE
    1.-Ushtrime espirimi të ngadalta me gojën të hapur: Ky ushtrim do të ju
    ndihmojë të lëvizni sekrecionet që mund të jenë “më në thellësi” të
    mushkërive drejt zonës më afër gojës që më pas të nxirren, edhe me anë të
    kollës.
    ☼Shtrirë anash mbi një sipërfaqe të sheshtë, ose në shtrat.
    ☼Inspira me hundë normalisht.
    ☼Espira me gojë të hapur në mënyrë të ngadaltë derisa të boshatisni komplet
    mushkërinë.
    ☼Realizohet me sforcim për 5 minuta, dhe i përsërit duke u shtrirë në anën
    tjetër.
    ☼Realizoje dy herë në ditë, në mëngjes dhe pasdite. SHËNIM: nëse gjatë
    ushtrimit shfaqet kollë për të nxjerrë sekrecionet ose ndonjë sputum,
    rekomandohet të ngriheni ulur, inspira thellë dhe kollitu.
    6
    Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike
    për personat e prekur nga COVID-19
    Ushtrime espirimi, ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve
    ☼Me ndihmën e një shisheje 0.5 l, të mbushur deri në gjysëm. Vendosim një
    tub dhe i fryjmë ngadalë.
    ☼Realizohet 5 deri ne 10 minuta, në mëngjes dhe pasdite.
    Ushtrime fizike për riadaptimin e aktiviteteve të jetës së përditshme
    Mungesa e lëvizjes që mund të supozojë izolimi nga
    infeksioni me Covid-19 ose qëndrimi në spital kanë efekt
    negativ direkt mbi forcën muskulare dhe kapacitetin kardiopulmonar. Prandaj, është e rëndësishme të realizohen
    ushtrime fizike cdo ditë, gjithmonë kur gjendja fizike dhe
    sintomatologjike e lejojnë. Ju sugjerojmë një planifikim si
    më poshtë:
    ☼Realizoni ushtrimet fizike cdo ditë (në varësi të
    sintomatologjisë personat që janë të prekur nga Covid-19).
    Nuk rekomandohet të sforcoheni nëse keni temperaturë ose
    sintoma respiratore të rënda (ndjesi mbytjeje, kollë,
    vështirësi në frymëmarrje).
    ☼Evitoni qëndrime të gjata shtrirë, ulur ose pa lëvizur. Cdo
    orë rekomandohet të realizoni ushtrime aerobike dhe 2
    ushtrime forcë-rezistencë (një me krahët dhe një me
    këmbët).
    ☼Mos nxitoni dhe kontrolloni intensitetin e ushtrimeve të
    rekomanduar. Nëse lodheni shumë ulni numrin e përsëritjeve
    ose kohën e punës. Shkalla Borg e thjeshtuar ju jep
    informacion të rëndësishëm mbi sforcimin që bëni.
    7
    Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike
    për personat e prekur nga COVID-19
    ☼Kontrolloni frymëmarrjen gjatë ushtrimeve, inspironi gjatë kontraktimit muskular dhe espironi
    gjatë relaksimit. Mund të përdorni teknikat e frymëmarrjes të shpjeguara më sipër gjatë
    ushtrimeve (p.sh. nxirre ajrin me buzët të shtrënguara). Mos realizoni ushtrimet në apne (d.m.th.
    duke e mbajtur ajrin brenda).
    ☼Konsumoni lëngje shpesh gjatë ditës.
    USHTRIME STËRVITORE FORCË-REZISTENCË
    ☼Frekuenca: cdo ditë.
    ☼Intensiteti: realizon aq herë lëvizjen, deri sa arrin lodhje të grupit muskular të përdorur (ose
    vështirësi në frymëmarrje) nga 6-7 të Shkallës Borg.
    ☼Dozimi: Bëhen 2-3 seri (sipas tolerancës) dhe pushohet ndërmjet 30” dhe 1’ (sipas kapacitetit të
    rikuperimit) ndërmjet serive të ushtrimeve.
    ☼Tipe: për stërvitjen në shtëpi, mund të përdoren pesha të lira, benda elastike, peshqirë, shkop,
    pesha e trupit tuaj. Rekomandohen ushtrime që ndjekin lëvizje funksionale. P.sh. Për gjymtyrët e
    poshtme: ulesh dhe ngrihesh në një karrige, zbret dhe ngjit një shkallë, ulesh duke mbledhur gjunjët
    dhe ngrihesh. Për gjymtyrët e sipërme: mban dhe ngre një shishe uji me dorë, bën fleksione
    mbështetur te muri, përkulesh deri në dysheme.
    USHTRIME STËRVITORE TË REZISTENCËS AEROBIKE
    ☼Frekuenca: cdo ditë.
    ☼Intensiteti: një ushtrim me intensitet të moderuar afërsisht përkon me ndjenjën e vështirësisë së
    frymëmarrjes (ose lodhje) nga 5-6 Shkalla Borg, ndërsa një ushtrim intensiv, në 7-8.
    ☼Koha: minimumi 10 minuta, ideale 30 minuta.
    8
    Rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike
    për personat e prekur nga COVID-19
    ☼Tipi: Rekomandohen ushtrime që përdorin grupe të mëdha muskulare. Realizohet
    puna në seri. Duke ndjekur: 30” ose 1’ punë (ndjesi Shkalla Borg e moderuar 5-6)
    për individë me formë fizike më të kufizuar, ndjesi 7-8 për ata që kanë formë fizike
    më të mirë) me 1’ pushim (ulet Shkalla Borg ndërmjet 0-3).
    Ushtrime të propozuara: ngjit dhe zbret shkallët ose një shkallë, ecën nëpër shtëpi,
    hidhesh në vend, vrapon në vend.
    Bibliografia:
    Daci, F. Hiluku, E.”Sfidat e Fizioterapisë në pandeminë e COVID-19”. Simpoziumi i Parë
    Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë. http://oftk-ks.org/2020/11/23/simpoziumi-i-parenderkombetar-i-fizioterapise-ne-kosove/
    Garvey C, Bayles MP, Hamm LF, et al. Pulmonary Rehabilitation Exercise Prescription in
    Chronic Obstructive Pulmonary Disease: Review of Selected Guidelines. J Cardiopulm Rehabil
    Prev. 2016;36:75-83.
    Spruit MA, Singh SJ, Garvey C, et al. An official American thoracic society/European
    respiratory society statement: Key concepts and advances in pulmonary rehabilitation. Am J
    Respir Crit Care Med. 2013;188(8).
    Daci, F. Hiluku, E. “Rehabilitimi Kardio-Respirator në pacientët post-kirurgji kardiake”.
    Trajnim. Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve. Tiranë 2014 www.shshf.al
    Colegio de Fisioterapeutas de Madrid. “Recomendaciones de fisioterapia respiratoria y
    ejercicios” Spanjë 2020.
    Publikohet nën kujdesin e Shoqatës Shqiptare të Fizioterapistëve. Aprovuar: 25 nëntor 2020.
    Presidenti: Dr. Faton Daci.
    Autor: Dr. Fiz. Erion Hiluku. Specialist në Rehabilitim Neurologjik dhe Kardio-Respirator.
    E faqosur për shtypshkronjë: Tirazhi 500 kopje.
    Shpërndarje e lirë në formate elektronike, .ppt, .pdf, .jpg, word.
    Shpërndarja mund të ndihmojë personat nën kujdes dhe terapi post Covid-19.

Leave a Reply